Aktualitet

“Masakroi kunatën me shkop druri për nderin e të vëllait”/ Juristja Gjokondi bën shtetin bashkëfajtor për vrasjen në

13 Janar 2020, 20:58 Nga DOSJA
“Masakroi kunatën me shkop druri për nderin e të

TIRANË– Për juristen Brizida Gjikondi në vrasjen e gruas në Paskuqan bashkëfajtor është edhe shteti. E ftuar në emisionin “360 gradë” në RTV Ora, ajo tha se duke qenë se shteti s’ka marrë asnjë masë, e bën atë bashkëfajtor me vrasësin.

Brizida Gjikondi: Shteti është bashkëfajtor dhe bashkautor në këtë vrasje. Këtë e them me bindje, nuk e them për ti zmadhuar gjërat. Kjo grua ka kërkuar të mbrohet, unë jam e bindur se bashkëfajësia e shtetit me vrasësin është kokë më kokë e njëjtë.

Sipas juristes, gjëja e parë që duhet bërë është shkarkimi i gjithë komisariatit që mbron atë familje, pasi gruaja ishte me urdhër mbrojtje.

Brizida Gjikondi: Gjëja e parëm që më trishtim është heshtja e shtetit, unë paralajmëroj vrasje të tjera. Ndërkohë që A-ja do ishte shkarkimi i gjithë sektorit që mbron familjen në atë komisariat policie. Marrja e masës edhe ndaj gjyqtarit që ka lëshuar atë urdhër mbrojtje. Ky shtet në rast se do të reagojë duhet të vetëndëshkohet që nuk ka funksionuar.

Marrë nga Ora News

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet brizida gjikondi enkeleda çapoku erdet çapoku vrasja ne paskuqan brizida gjikondi enkeleda çapoku erdet çapoku vrasja ne paskuqan

Sondazh

Poll