Sport

VIDEO/ Pulisic dhe Reijnders i japin fitoren Milanit dhe shpëtojnë Conceiçaon…

Milna - Como 2-1. Një tjetër fitore me përmbysje për kuqezinjtë që kalojnë bardheblutë në pjesën e dytë falë Pulisic dhe Reijnders

15 Mars 2025, 21:37 Nga DOSJA

VIDEO/ Pulisic dhe Reijnders i japin fitoren Milanit dhe shpëtojnë

ITALI - Në ndeshjen e ditës së 29-të të Serisë A, Milani mundi me përmbysje 2-1 Comon. Në San Siro, lojtarët e Conceiçao e nisën mirë, por më pas ishte Maignan ai që i mbajti kuqezinjtë në këmbë deri në minutën e 33-të, kur Da Cunha vulosi epërsinë për bardheblutë e Fabregas me një goditje kirurgjikale nga distanca me këmbën e majtë.

Në pjesën e dytë, pasi goli i Da Cunhas u anulua për një pozicion milimetrik jashtë loje, kuqezinjtë gjetën golin e barazimit me Pulisic (53') dhe epërsinë me Reijnders (76').

Në fund, Como ishte numerikisht inferior për shkak të dëbimit të Dele Allit, i cili u shoqëruar edhe me një karton të kuq të trajnerit Fabregas.

Ishte ky një sukses i rëndësishëm për Milanin që ngjitet përkohësisht në vendin e 7-të, duke iu afruar zonës europiane, ndërsa skuadra e Como mbetet në vendin e 13-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll