Sport

Egnatia dhe Tirana shumë e luftuar, por në fund, vetëm barazim dhe nga një pikë!

Gola, kartona të kuq dhe VAR, për të prodhuar një barazim 1-1, që pak i vlen kryeqytetasve

15 Mars 2025, 20:56 Nga DOSJA

Egnatia dhe Tirana shumë e luftuar, por në fund, vetëm barazim

RROGOZHINE - Egnatia dhe Tirana nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në përballjen e javës së 30-të të “Abissnet Superiores”.

Shumë luftë për një pikë, në një ndeshje që prodhoi gjithçka në 90 minuta. Kartona të kuq, nga një për secilën skuadër: Ujka për Egnatian dhe Vera për Tiranën.

Gjyqtari Xhaja në fund të sfidës akordoi dhe një 11-metërsh për skuadrën e Tiranës, por që u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it.

Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh, në minutën e 36-të me anë të Sotës. Bardheblutë vendosën barazpeshën në fundin e pjesës së parë me Soler (45’+5).

Mbyllet në barazim 1-1, një pike që i vlen për bardheblutë, të cilët vazhdojnë të notojnë të ujëra të turbullt. Tirana me 31 pikë pozicionohet në vendin e 7-të, po aq sa Bylis që ka një ndeshje më pak, ndërkohë që Egnatia vazhdon në krye me 54 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll