Sport

Shpërthen Ancelotti, kritikon kalendarin e ndeshjeve: “Përparësi u jepet parave”...

Real Madrid luan më pak se 72 orë pas ndeshjes së Champions League

15 Mars 2025, 13:00 Nga DOSJA

Shpërthen Ancelotti, kritikon kalendarin e ndeshjeve:

SPANJE - Më pak se 72 orë pas ndeshjes së Champions League me Atlético Madrid, Real Madridi kthehet në fushë sot për të vizituar Villarrealin, gjë për të cilën dhe Carlo Ancelotti nuk u përmbajt në kritikat e listës së ndeshjeve.

“Nuk e kuptoj, por nuk mund të bëjmë asgjë. Duhet të jemi aty dhe të luajmë ndeshjen. Koha minimale e rikuperimit duhet të jetë 72 orë.

Shpresoj që një ditë kjo të mund të ndryshohet. Prioritet kanë paratë, të drejtat televizive... dhe jo rikuperimi i lojtarëve që është gjëja më e rëndësishme”, tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll