Sport

VIDEO / Manchester City nuk “ndez” ndalet nga Brighton!

Qytetarët janë në vendin e pestë me 48 pikë, ndërsa në xhiron e 30-të takohen me Leicesterin.

15 Mars 2025, 18:46 Nga DOSJA
VIDEO / Manchester City nuk “ndez” ndalet nga Brighton!

ANGLI - Manchester City është ndalur me barazim 2-2 nga Brightoni në kuadër të javës së 29-të në Premier League. Pas vetëm 11 minutash lojë, Erling Haaland kaloi “Citizens” në epërsi, kur realizoi nga penalltia.

Por, dhjetë minuta më vonë, Pervis Estupinian i barazoi shifrat në 1-1. Mirëpo, Omar Marmoush i riktheu epërsinë Manchester Cityt kur shënoi në minutën e 39-të nga një asistim i Ilkay Gundogan. Brightoni ishte shumë me fat, pasi që në start të pjesës së dytë i barazoi shifrat. Në minutën e 48-të, Abdukodir Khusanov ishte i pafat, duke realizuar në portën e tij për rezultatin 2-2.

“Pulëbardhat” kishin disa raste të mira shënimi në minutat e fundit, por që ishin të kënaqur me një pikë të fituar në udhëtim. Manchester City është në vendin e pestë me 48 pikë, ndërsa në xhiron e 30-të takohen me Leicesterin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll