Politike

"Shqipëria madhështore fiton thellë zgjedhjet!" Berisha: Nuk integrohemi dot në BE me këto rroga e pensione qesharake

Ai ka kritikuar gjithashtu premtimet e kryeministrit Edi Rama për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i cilësuar ato si “përralla.”

15 Mars 2025, 13:58 Nga M.B
"Shqipëria madhështore fiton thellë zgjedhjet!"
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se Shqipëria do të arrijë një fitore të thellë më 11 maj. Berisha shtoi se ka parë një entuziazëm të madh nga shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporë. Ai ka kritikuar gjithashtu premtimet e kryeministrit Edi Rama për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i cilësuar ato si “përralla.” Berisha tha se me rrogat dhe pensionet aktuale, Shqipëria nuk ka asnjë mundësi të integrohet në BE.

"Më 11 maj, Shqipëria madhështore do realizojë fitore të thellë. Kam parë një entuziazëm të madh tek shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj. Sa i përket premtimeve të Ramës për integrim në BE, janë përralla. Nuk ka asnjë shans që Shqipëria me këto rroga e pensione të hyjë në Bashkimin Europian", tha Berisha.

sal berisha

Sondazh

Poll