15 Mars 2025, 11:31
Nga M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar 27 raste të shkeljeve të Kodit Zgjedhor nga zyrtarë të kabinetit qeveritar, duke përmendur ministra si Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu dhe Blendi Gonxhe.
Sipas Vangjelit, këto shkelje janë raportuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por deri tani nuk janë marrë masa ndaj përgjegjësve. Ajo tha se për 16 raste është filluar hetimi administrativ, ndërkohë që për 6 raste nuk është nisur asnjë hetim dhe për 2 raste është vendosur pushimi i hetimit.
Gjithashtu Vangjeli shtoi se për të gjitha rastet që janë duke u hetuar, nuk janë marrë masa penalizuese nga KQZ, duke kërkuar nga ky organ të ndërmarrë masa konkrete për të parandaluar veprimet e paligjshme dhe të sigurojë zhvillimin e një gare zgjedhore të ndershme dhe të barabartë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. PDka kërkuar veprime të menjëhershme për të mbrojtur procesin zgjedhor dhe për të parandaluar ndikimet e mundshme të ministrave dhe zyrtarëve të lartë.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Mbështetur në të dhënat e administruara nga PD lidhur me evidencat tona që kanë të bëjnë me shkelje administrative gjatë procesit të deritanishëm parazgjedhor, bëjmë me dije se:
Deri tani janë denoncuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 27 raste të cilat lidhen me shkelje të kryera nga zyrtarë të kabinetit qeveritar si Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe, apo të tjerë zyrtarë përfaqësues të institucioneve shtetërore qëndrore dhe vendore.
Për këto 27 raste ankimimi KQZ ka vendosur:
Pranimin e tyre dhe fillimin e hetimit administrativ për 16 raste;
Mosfillim hetimi për 6 raste;
Pushim të hetimit për 2 raste.
Për të gjitha rastet për të cilat ka nisur hetim administrativ nuk kemi ende masa penalizuese të marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Partia Demokratike kërkon nga KQZ marrjen e masave konkrete për shkeljet e evidentuara dhe shkelësit konkretë për të penguar kryerjen e veprimtarive publike të ndaluara sipas Kodit Zgjedhor të RSH, Vendimit nr.9/2020 të Komisionit Rregullator, veprime këto të cilat nuk sigurojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe cenojnë zhvillimin e një gare të ndershme dhe të barabartë ndërmjet palëve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
genta vangjeli
Politike
15 Mars 2025, 10:59
M.B
Ceno Klosi
TIRANA- Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë njëherësh dhe kandidati i PS-së për deputet në list...
Politike
15 Mars 2025, 10:48
A.Ll
Julian Zyla
TIRANA - Gjatë bashkëbisedimin me kryeministrin Edi Rama në podkastin “Flasim”, kandidati i ri i PS në li...
Politike
15 Mars 2025, 10:44
M.B
Anila Dhimitri
TIRANA- Kandidatja në listën e mbyllur të Gjirokastrës, njëherësh dhe Kryetarja e Këshillit të ...
Politike
15 Mars 2025, 10:21
M.B
Romina Kuko
TIRANA- Zv.ministrja e Brendshme dhe Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Romina Kuko njëherësh dhe kandidate e listës s&eu...
Politike
15 Mars 2025, 10:22
A.Ll
Ina Majko
TIRANË- Ina Majko ishte kandidatja e radhës në podkastin maratonë të Ramës, si përfaqësuese e listës...
Politike
15 Mars 2025, 10:17
M.B
Bora Muzhaqi
TIRANA- Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, një herësh dhe kandidate për deputete n&eu...
Politike
15 Mars 2025, 10:02
Gjergj Erebara
Marjana Koçeku
SHKODRA- Në vitin 29 p.e.s., poeti romak Virgjili, i njohur sot më së shumti për epikën në vargje ...
Politike
15 Mars 2025, 09:12
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Rama, gjatë podcastit të tij "Flasim" tha se mund ta mbyllte shumë shpejt këtë histori po...
Politike
15 Mars 2025, 08:55
M.B
Ejup Maqedonci
KOSOVA- Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri me kapacitete të plota është duk...
Politike
15 Mars 2025, 07:39
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Opozita ka kërkuar 2 orë leje për protestën e ditës së shtunë, sot, kundër mbyllj...