Politike

Kandidatja e PS që përfaqëson komunitetin rom i dhuron Ramës libër: Na ftove në shtëpinë tënde dhe s'mund të vija duarbosh

Kandidatja e Vlorës i dhuroi një libër Ramës, që fliste për historinë e romëve, komunitetin që ajo ka vendosur të përfaqësojë.

15 Mars 2025, 10:22 Nga A.Ll
Kandidatja e PS që përfaqëson komunitetin rom i dhuron
Ina Majko

TIRANË- Ina Majko ishte kandidatja e radhës në podkastin maratonë të Ramës, si përfaqësuese e listës së Vlorës që mori fjalën. Ndryshe nga të ftuarit e tjerë, Majko kishte vendosur të mos i shkonte Kryeministrit në shtëpinë e tij, siç ajo e quajti "duarbosh". Kandidatja e Vlorës i dhuroi një libër Ramës, që fliste për historinë e romëve, komunitetin që ajo ka vendosur të përfaqësojë.

Majko: Faleminderit, shumë faleminderit që më ftove në shtëpinë tënde! Nuk mund të vija duarbosh, prandaj të kam sjellë një libër, i cili në kapitullin e tij të pestë flet për historinë e romëve gjatë komunizmit, duke marrë shembull familjen time. Ky libër flet për të shkuarën e romëve dhe unë jam e sigurt që bashkë do të ruajmë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Rama: Faleminderit.

Majko: Unë jam Ina Majko, vij nga qyteti i Delvinës, nga një familje e rritur me vlera arsimtare, ku edukimi ka qenë gjithmonë shtylla dhe prioriteti i tyre. Kam përfunduar Fakultetin e Shkencave për Biologji, ndërsa më pas bëra një master jashtë shtetit në politika mjedisore, duke pasur kështu mundësi të reja. Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë, u ktheva në vendin tim. Shqipëria është vendi im dhe këtë e ndjej thellë brenda vetes. Jam copywriter dhe drejtoj një podcast me titullin “Romët krenarë”.

ina majko

Sondazh

Poll