Politike

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina Kuko: E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste, ja momenti kur kam rënë në sy në qeveri

Kuko ka thënë se është rritur në Korçë, edhe sipas saj nuk ka kujtime të mira nga ajo kohë dhe kujton vështirësitë e kushteve të shkollave.

15 Mars 2025, 10:21 Nga M.B
"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina
Romina Kuko

TIRANA- Zv.ministrja e Brendshme dhe Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Romina Kuko njëherësh dhe kandidate e listës së mbyllur së Partisë Socialiste për Korçën, ka folur për rrugëtimin e saj deri në politikë. Kuko ka thënë se është rritur në Korçë, edhe sipas saj nuk ka kujtime të mira nga ajo kohë dhe kujton vështirësitë e kushteve të shkollave. Gjithashtu ajo foli për një ‘padrejtësi’ në raport me konkurrencën, sipas saj, kur punonte në zyrat e NATO-s.

"E kam nisur duke asipruar për t'u bërë violiniste dhe kam kujtim të hidhur nga Korça, sidomos kur shkoja në shkollat pa kushte me një mot prej -20 gradë. Shkova në Shefild për një specializim në psikologji. Unë isha një nënë e re dhe mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-së, ku kisha 4 vite që punoja.

Aty mu bë një padrejtësi në raport me konkurrencën. Shkova më pas në zyrat e OSBE-së dhe u mora me reformën në aspektin e sigurisë. Besoj se aty e kam pasur momentin, ku kam rënë në sy në qeveri. Por nga ana tjetër ka qenë dhe një zbor i brendshëm për të forcuar veten dhe se kë duhet të ndihmosh dhe kë nuk duhet të ndihmosh", tha ajo.

romina kuko

Sondazh

Poll