Politike

"Kandidoj për deputet në qytetit tim!" Ceno Klosi: Në letër duket e thjesht, por ngarkesa është e jashtëzakonshme dhe tek prindërit

Gjatë bisedës Rama i përmendi vendlindjen e mamasë së Klosit, Libofshën ku ai kujton se si një ish-zonë që e kontrollonte e djathta dikur, edhe në një moment ata ia dhanë Partisë Socialiste, sipas tij.

15 Mars 2025, 10:59 Nga M.B
"Kandidoj për deputet në qytetit tim!" Ceno Klosi: Në
Ceno Klosi

TIRANA- Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë njëherësh dhe kandidati i PS-së për deputet në listën e hapur të Fierit, Ceno Klosi ishte i ftuar sot në podkastin e kryeministrit Edi Rama. Klosi ka folur për jetën e tij dhe karrierën në administratë për 24 vite. Gjatë bisedës Rama i përmendi vendlindjen e mamasë së Klosit, Libofshën ku ai kujton se si një ish-zonë që e kontrollonte e djathta dikur, edhe në një moment ata ia dhanë Partisë Socialiste, sipas tij.

"Babain e kam nga Mallakastra, mamanë e kam myzeqare nga Libofsha. Lindur dhe rritur në qytetin e Fierit. Kam qenë 24 vite në Tiranë me punë, nga sistemi banker dhe nga drejtimi financiar i OSHE, Tatimet dhe zv. Ministër Energjie. Jemi me detyrën për të kandiduar si një deputet i qytetit tim, në letër duket e thjesht. Edhe pa u bërë deputet, ngarkesa është e jashtëzakonshme dhe tek prindërit që po më shohin tani. Detyra ka ngarkesë të jashtëzankonshme", tha Klosi. 

ceno klosi

Sondazh

Poll