Aktualitet

I dehur në timon dhe u rrezikoi jetën policëve në Vlorë/ Arrestohet 34-vjeçari, ja akuzat ndaj tij

I arrestuari përplasi disa mjete dhe u mundua të largohej nga vendi i ngjarjes, duke rrezikuar jetën e efektivëve të policisë

15 Mars 2025, 12:00 Nga A.Ll
I dehur në timon dhe u rrezikoi jetën policëve në
Pamje nga aksidenti ne Vlore

VLORA - Një 34-vjeçar, i identifikuar si Kelian Llakaj, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës pasi shkaktoi mbrëmë një aksident duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari përplasi disa mjete dhe u mundua të largohej nga vendi i ngjarjes, duke rrezikuar jetën e efektivëve të policisë.

Hetimet kanë zbuluar se para se të largohej me automjet, 34-vjeçari kishte dëmtuar edhe ekspozitorin e një lokali në lagjen “1 Maji”. Pas shoqërimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, ndaj tij u ngritën akuzat për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Ngjarja:

Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur rrethi Çoles automjeti Mercedes-Benz, me targa AB780EY, me drejtues shtetasin Kelian Llakaj ka perplasur automjetin e markës Toyota,me targaAB031GU, me drejtues shtetasin Redjon Skendo, me pas drejtuesi i automjetit mercedes-benz eshte larguar nga vendngjarja dhe ka goditur, ne rrugen Gjergj Kastrioti ne afersi te vendit te quajtur Vola, automjetin e markes Ford me targa  DY534ËC, shtetasen Adelina  Hysni  Kasaj (Kosta), jashte rrezikut per jeten, punonjese e I.E.V.P Vlore.

Drejtuesi i mjetit mercedes benz eshte larguar serisht nga vendngjarja ku ka kaluar ne drejtim te Zvernecit, i janë venë në ndjekje sherbimet e Komisariatit dhe të Drejtorise ku pas 30 minuta ndjekjeje, ky person ka aksidentuar motomjetin dhe automjetin e Shqiponjave  duke vene ne rrezik serioz jeten e tyre. Nga kryerja e testit të alkolit rezulton në gjendje të dehur në masën 1.25 mg/l dhe testi i dytë 1.29 mg/l.

Njoftimi i policisë:

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Ll., 34 vjeç, i cili mbrëmjen e djeshme drejtoi automjetin në gjendje të dehur, përplasi disa mjete dhe tentoi t’i largohej Policisë duke rrezikuar jetën e efektivëve. Gjatë hetimeve rezultoi se, përpara se të largohej me automjet, ai kishte dëmtuar edhe ekspozitorin e një lokali në lagjen “1 Maji”. Pas shoqërimit të tij në Komisariatin e Policisë Vlorë, u krye arrestimi për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.



 

aksidenti vlore arrestohet autori

Sondazh

Poll