Aktualitet

Policia zbulon laborator droge në Tiranë/ Gjendet sasi e madhe kanabisi e kokaine, arrestohet 30-vjeçari (VIDEO)

Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan kanabis, kokainë dhe pajisje për përgatitjen e drogave, ndërsa po hetohen të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal

15 Mars 2025, 10:58 Nga A.Ll

Policia zbulon laborator droge në Tiranë/ Gjendet sasi e madhe

TIRANË - Në një operacion të zhvilluar në Tiranë, Policia ka zbuluar një banesë që shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza lëndëve narkotike. Autoritetet e rendit kanë arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, 30-vjeçarin me iniciale S. R., i cili dyshohet të ketë organizuar këtë aktivitet kriminal.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, Policia ka sekuestruar 1 kilogram e 276 gram kanabis, kokainë dhe një peshores elektronike, të cilat u morën si prova materiale për hetimet e mëtejshme. Përveç lëndëve narkotike, janë gjetur edhe mjete që përdoren për përgatitjen e dozave të drogës.

Në një njoftim për mediat, Policia ka bërë të ditur se operacioni vazhdon, dhe ata po punojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, që mund të kenë qenë pjesë e rrjetit të shpërndarjes së drogës.

Hetimet janë në vazhdimësi dhe autoritetet janë angazhuar për të çmontuar plotësisht këtë aktivitet të paligjshëm.



laborator droge tirane policia

Sondazh

Poll