Aktualitet

“Nxisin luftë civile dhe duan të marrin pushtetin me dhunë”/ Ja si reagon Vuçiç për protestat masive që priten në Serbi

Studentët, të cilët janë duke protestuar që nga fundi i vitit të kaluar, nisën protestat pas rrëzimit të një strehimore të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona

15 Mars 2025, 09:20 Nga A.Ll
“Nxisin luftë civile dhe duan të marrin pushtetin me
Protesta ne Serbi

Serbi - Sot janë paralajmëruar protestat më të mëdha deri më tani në Beograd, ku pritet të marrin pjesë studentë nga e gjithë Serbia. Kolonat e studentëve nga Serbia perëndimore, qendrore dhe jugore janë nisur drejt kryeqytetit në këmbë dhe me biçikleta.

Ata u pritën mbrëmë në Terazije, në qendër të Beogradit, ndërsa gjatë rrugës morën mbështetje nga qytetarët e zonave që kaluan. Të gjithë do të mblidhen sot në mesditë në pika të ndryshme të Beogradit dhe në orën 16:00 do të marshojnë drejt Kuvendit të Serbisë.

Studentët beogradas, që do të jenë mikpritësit e protestës, kanë ofruar strehim falas për kolegët e tyre nga qytetet e tjera. Për ditë të tëra, ata kanë ndarë oferta për shtëpi, dhoma dhe apartamente në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, qytetarë të ndryshëm janë angazhuar për të ndihmuar me gatimin dhe shpërndarjen e ushqimit.

Ndërkohë, përpara Presidencës së Serbisë në parkun Pionir janë mbledhur “studentët që duan të mësojnë”. Ata kanë paraqitur pesë kërkesa, duke përfshirë afate për rikthimin në auditorët universitarë. Ata disa herë kanë akuzuar “studentët në bllokadë” për sulme fizike dhe fyerje. Në anën e tyre është edhe presidenti Vuçiq, i cili ka deklaruar se këta studentë po përballen me dhunë fizike dhe verbale, por nuk po përgjigjen.

Por Presidenti Aleksandar Vuçiç u tha qytetarëve të Serbisë që të qëndrojnë të qetë dhe të mos shqetësohen për protestën e sotme, ndërsa theksoi se shumë u përpoqën ta rrëzojnë Serbinë, por dështuan.  Ai tha se Serbia do të vazhdojë të jetë më e fortë se të gjitha sfidat.

Në fund të fjalimit të djeshëm drejtuar qytetarëve të Serbisë, Vuçiç tha se është i vetëdijshëm se sa të shqetësuar janë qytetarët dhe se e di se sa miliona njerëz do të shikojnë me shqetësim nesër drejt Beogradit nga e gjithë Serbia, por edhe nga Republika Srpska.

“Nxisin luftë civile dhe duan të marrin pushtetin me

"Deshiroj t'u them qytetarëve të mos shqetësohen. Shumë janë përpjekur të përmbysin shtetin e Serbisë me shumë para. Nuk ia kanë dalë. Shteti i Serbisë do të vazhdojë të jetë më i fortë se të gjitha sfidat sot, dhe do të dëshiroja që ne si qytetarë të jemi të gjithë më të fortë dhe që sonte të gjithë të festojmë një protestë paqësore, të suksesshme, demokratike së bashku dhe të vazhdojmë me jetë krejtësisht normale duke filluar nga e diela, 1 mars", tha Vuçiç.

Ai tha se shteti ka vepruar me shumë sukses në masat parandaluese dhe ka parandaluar sulme të mëdha gjatë protestës së paralajmëruar për sot.

"Ne as nuk kemi vendosur gjendje të jashtëzakonshme dhe as nuk planifikojmë, përveç në rast të një sulmi masiv ndaj forcave të sigurisë, të cilin e konsiderojmë të pamundur. Besojmë se kemi arritur ta parandalojmë atë," tha Vuçiq në një fjalim para qytetarëve të premten.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klan Kosova (@klankosovaofficial)

protesta serbi vuçiç

Sondazh

Poll