Aktualitet

E rëndë në Shkodër/ 19-vjeçarja plagos me thikë vëllain e saj të mitur

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në banesë ndërsa tashmë 19-vjeçarja është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme, pasi vuan nga shëndeti mendor.

15 Mars 2025, 11:59 Nga M.B
E rëndë në Shkodër/ 19-vjeçarja plagos me thikë
Foto ilustruese

SHKODRA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër nga ku raportohet se një 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e saj të mitur 7-vjeç. Sipas policisë, 19-vjeçarja është proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në banesë ndërsa tashmë 19-vjeçarja është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme, pasi vuan nga shëndeti mendor.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. M., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ditën e djeshme në banesën e saj, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllain e saj të mitur, 7 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasja B. M., është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme, pasi vuan nga shëndeti mendor.

shkodra

Sondazh

Poll