Aktualitet

"AKU institucion në kolaps dhe pa peshë!" Resuli: Drejtori i fundit u largua pas vetëm një muaji, sepse kandidoi për deputet

Sipas tij, ndërmarrjet komunale kanë drejtues më stabël sesa një institucion që duhet të garantojë sigurinë e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë.

15 Mars 2025, 09:47 Nga M.B
"AKU institucion në kolaps dhe pa peshë!" Resuli: Drejtori i
Foto ilustruese

TIRANA- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka bërë një postim në rrjetet socilae ku thotë se faktet për AKU-në tregojnë një kolaps total të këtij institucioni, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Resuli thotë se në 10 vitet e fundit, ky institucion ka ndërruar të paktën 8 drejtorë, një tregues i qartë i mungesës totale të stabilitetit dhe profesionalizmit.

Sipas tij, ndërmarrjet komunale kanë drejtues më stabël sesa një institucion që duhet të garantojë sigurinë e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë. Resuli shkruan se skandali i radhës në këtë institucion është largimi i drejtori të fundit Olsi Komici pas vetëm një muaji, sepse u kandidua për deputet. 

"Ky është standardi që ka sot siguria ushqimore në Shqipëri – një institucion i braktisur dhe pa asnjë prioritet real.
Ndërkohë që vendet e BE-së forcojnë rregullat për sigurinë ushqimore, buxheti i AKU-së vazhdon të reduktohet, rreziqet për qytetarët rriten. Dhe pastaj pyesim veten pse në treg qarkullojnë ushqime të pasigurta, pse ka skandale me produkte të dëmshme dhe pse Shqipëria mbetet prapa në standardet europiane", shkruan ai.

POSTIMI:

SKANDALI ME AKU-në

A ka më rëndësi siguria ushqimore në këtë vend? Apo AKU është thjesht një institucion pa peshë që trajtohet si një ndërmarrje komunale? Faktet janë tronditëse dhe tregojnë një kolaps total të këtij institucioni, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve shqiptarë!

Në 10 vitet e fundit, ky institucion ka ndërruar të paktën 8 drejtorë, një tregues i qartë i mungesës totale të stabilitetit dhe profesionalizmit. Ndërmarrjet komunale kanë drejtues më stabël sesa një institucion që duhet të garantojë sigurinë e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë!

Rasti më i fundit – skandal më vete! Drejtori i fundit i AKU, Olsi Komici, u largua pas vetëm një muaji, sepse u kandidua për deputet. Ky është standardi që ka sot siguria ushqimore në Shqipëri – një institucion i braktisur dhe pa asnjë prioritet real.
Ndërkohë që vendet e BE-së forcojnë rregullat për sigurinë ushqimore, buxheti i AKU-së vazhdon të reduktohet, rreziqet për qytetarët rriten. Dhe pastaj pyesim veten pse në treg qarkullojnë ushqime të pasigurta, pse ka skandale me produkte të dëmshme dhe pse Shqipëria mbetet prapa në standardet europiane.

A është AKU një institucion i rëndësishëm për sigurinë kombëtare apo thjesht një zyrë pa vlerë? A ka përgjegjësi ndokush për këtë kaos? Kush mban llogari për shëndetin e qytetarëve? Mjaft me këtë papërgjegjshmëri! Siguria ushqimore është jetike dhe nuk mund të trajtohet si një post politik që ndryshon sipas interesave! Është koha për reagim të thellë dhe përfundimtare – siguria ushqimore është çështje e sigurisë kombëtare, jo një lojë politike!

aku ervin resuli

Sondazh

Poll