Sport

Neymar nuk ia del dot, Brazili e zëvendëson me Endrick…

Federata Braziliane e Futbollit e zyrtarizoi lajmin, duke njoftuar njëkohësisht thirrjen e sulmuesit të Real Madridit, Endrick. Ndaj sfida e shumëpritur mes dy miqve, Leo Messit dhe Neymar nuk do të realizohet

15 Mars 2025, 07:30 Nga DOSJA

Neymar nuk ia del dot, Brazili e zëvendëson me Endrick…

BRAZIL - Rikthimi i Neymar në kombëtare është shtyrë për momentin. I thirrur nga Dorival Junior pas një mungese shumë të gjatë (rreth 17 muaj për shkak të dëmtimeve të ndryshme), ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së u detyrua ta refuzonte thirrjen për shkak të një problemi në kofshë, gjë që e pengoi të luante ndeshjet e fundit me Santos.

Federata Braziliane e Futbollit e zyrtarizoi lajmin, duke njoftuar njëkohësisht thirrjen e sulmuesit të Real Madridit, Endrick. Ndaj sfida e shumëpritur mes dy miqve, Leo Messit dhe Neymar nuk do të realizohet.

Tërhiqet edhe Danilo: mbrojtësi zëvendësohet nga Alex Sandro, ish-bashkëlojtari i tij në Juventus. Portieri i Manchester Cityt, Ederson është gjithashtu jashtë, i zëvendësuar nga Lucas Perri nga Lyon. Kujtojmë se Brazili do të përballet me Kolumbinë më 21 mars dhe Argjentinën më 26 në kualifikueset për Botërorin 2026.

Ja dhe lista e skuadrës së Brazilit:

Portierë: Alisson (Liverpool), Perri (Lyon), Bento (Al-Nassr)

Mbrojtës: Gabriel Magalhães (Arsenal), Léo Ortiz (Flamengo), Marquinhos (PSG), Murillo (Nottingham Forest), Alex Sandro (Flamengo), Guilherme Arana (Atlético-MG), Vanderson (Monaco), Wesley (Flamengo)

Mesfushorë: André (Wolverhampton), Bruno Guimarães (Newcastle), Gerson (Flamengo), Joelinton (Newcastle), Matheus Cunha (Wolverhampton).

Sulmues: Estevao (Palmeiras), João Pedro (Brighton), Raphinha (Barcelona), Rodrygo (Real Madrid), Savinho (Manchester City), Vinicius Junior (Real Madrid), Endrick (Real Madrid).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll