Sport

Guardiola i përgjigjet Capellos: “Nuk jam aq i mirë sa të shkatërroj futbollin italian”

Trajneri i Manchester Cityt: “Nuk është hera e parë që ai e thotë këtë, unë i dërgoj një përqafim”

14 Mars 2025, 17:31 Nga DOSJA
Guardiola i përgjigjet Capellos: “Nuk jam aq i mirë sa të

ANGLI - Pep Guardiola i përgjigjet Fabio Capellos, i cili ditët e fundit e kishte sulmuar ashpër, duke e etiketuar atë si mendjemadh dhe duke pretenduar se filozofia e tij e lojës e kishte shkatërruar futbollin.

“Dëgjoj gjithçka që njerëzit thonë për mua. Prandaj kini kujdes! Unë kontrolloj gjithçka, - tha trajneri i Manchester City në një konferencë për shtyp. - Nuk është hera e parë që zoti Fabio Capello e thotë këtë. Nuk jam mjaftueshëm i zoti për të shkatërruar futbollin italian... Është shumë më e rëndësishme se ajo që bëjmë ne”.

Capello kishte dhënë së fundmi një intervistë për gazetën spanjole El Mundo, e cila u bë menjëherë virale në mbarë botën për fjalët e tij kundër Guardiolës dhe mënyrën e të kuptuarit të futbollit.

“Nuk e kam problem të them se ai ka bërë gjëra të mrekullueshme, ai me Barcelonën ishte revolucioni i tretë në futboll pas Ajax-it të Cruijff dhe Milanit të Sacchit. Por ka një gjë që nuk mund ta duroj tek ai: arroganca e tij.

Si në Manchester City, ashtu edhe me Bayern Munichun ai ndryshoi diçka në ndeshjet kyçe, për të qenë në gjendje të thotë: Unë fitoj një Champions League, jo lojtarët e tij, - janë fjalët e ish-trajnerit të kombëtares angleze.

Nuk është faji i tij drejtpërdrejt, por ai i shkaktoi një dëm të madh futbollit , sepse të gjithë kaluan dhjetë vjet duke u përpjekur ta imitonin atë, të gjithë menduan se kjo ishte mënyra e vetme për të luajtur mirë.

Fatmirësisht futbolli po ndryshon tani, edhe Spanja i ka ndryshuar gjërat, duke fituar kampionatin e fundit evropian duke luajtur me më shumë shpejtësi”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll