Sport

De la Fuente tregon Spanjën: në listë pak surpriza, Morata është aty....

Spanja ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në dyluftimin kundër Holandës (të dyja ndeshjet do të jenë të vlefshme për çerekfinalet e Nations League).

14 Mars 2025, 17:16 Nga DOSJA

De la Fuente tregon Spanjën: në listë pak surpriza, Morata

SPANJE - Rikthehet në fushë kampionia e Europës, Spanja. Trajneri Luis de la Fuente, përmes një videoje të filmuar në Valencia për të mbështetur viktimat e përmbytjeve të vjeshtës së kaluar, ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në dyluftimin kundër Holandës (të dyja ndeshjet do të jenë të vlefshme për çerekfinalet e Nations League).

Pak befasi sa i përket emrave, në orët e fundit mediat spanjole kishin hipotezuar thirrjen e Huijsen, ish-mbrojtësit të Juventusit dhe Romës tani në Bournemouth. Në vend të tij u thirr Raul Asencio dhe trajneri konfirmoi Yamal dhe Nico Williams në sulm, të dy protagonistë të fitores në Gjermani. Vend ka edhe për Alvaro Moratan, i cili ka veshur fanelën e Milanit në pjesën e parë të sezonit.

Disa polemika pati dje në lidhje me Assane Diao, një lojtar i ri premtues nga Como i Cesc Fabregas, i cili pranoi thirrjen në Senegalit, duke ndezur polemika nga kombëtarja spanjole.

Ja lista e kombëtares së Spanjës:

Portierë: David Raya, Unai Simon, Alex Remiro.

Mbrojtës: Pedro Porro, Óscar Mingueza, Le Normand, Pau Cubarsí, Íñigo Martínez, Asencio, Grimaldo, Marc Cucurella

Mesfushorë: Zubimendi, Casadó, Mikel Merino, Fabián, Alex Baena, Pedri.

Sulmues: Lamine Yamal, Nico Williams, Ferran, Yeremy Pino, Dani Olmo, Ayoze, Bryan Zaragoza, Samu Omorodion, Mikel Oyarzabal, Álvaro Morata.

De la Fuente tregon Spanjën: në listë pak surpriza, Morata

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll