Sport

Mbrojtësi Atanda ra pre e grabitjes dhe u plagos me thikë, reagon klubi i Flamurtarit...

“Lidhur me lajmin e publikut në media mbi sulmin kundër futbollistit tonë Sodiq Atanda, kërkojmë të saktësojmë se futbollisti nuk ka asnjë dëmtim. Fatmirësh është një ngjarje e mbyllur pa asnjë dëmtim fizik dhe futbollist gëzon shëndet të plotë”.

15 Mars 2025, 03:16 Nga DOSJA

Mbrojtësi Atanda ra pre e grabitjes dhe u plagos me thikë, reagon

VLORE - Eshtë bërë e ditur, të premten vonë se futbollisti Sodiq Atanda është plagosur në qytetin e Vlorës, nga një tentativë grabitjeje. Ish-mbrojtësi i Apolonisë dhe Partizanit është transportuar në qendrën spitalore për të marrë ndihmën e parë.

Sakaq, klubi i Flamurtarit ka bërë me dije nëpërmjet një komunikimi në faqen e tyre zyrtare rreth shëndetit të futbollistit. “Lidhur me lajmin e publikut në media mbi sulmin kundër futbollistit tonë Sodiq Atanda, kërkojmë të saktësojmë se futbollisti nuk ka asnjë dëmtim. Fatmirësh është një ngjarje e mbyllur pa asnjë dëmtim fizik dhe futbollist gëzon shëndet të plotë.

Agresori është një person me probleme të shëndetit mendor”, shkruan Flamurtari, duke mohuar kështu kategorikisht disa lëndime të Atandës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll