Aktualitet

VIDEO/ Drejtuesi i automjeti në Vlorë nuk i bindet Policisë për të ndaluar, largohet me nxitim dhe shkakton aksident "zinxhir"

Mësohet se një automjet tip "ML", me ngjyrë të zezë, nuk i është bindur urdhrit të ndalimit nga policia dhe ka shkaktuar një aksident zinxhir.

14 Mars 2025, 20:31 Nga M.B
VIDEO/ Drejtuesi i automjeti në Vlorë nuk i bindet Policisë
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORA- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se një automjet tip "ML", me ngjyrë të zezë, nuk i është bindur urdhrit të ndalimit nga policia dhe ka shkaktuar një aksident zinxhir.


Në përpjekje për t’u larguar, ai ka goditur dy makina, duke përfshirë edhe një mjet të Policisë së Burgjeve, të cilin e ka nxjerrë nga rruga.


Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti të godasë edhe një shtyllë ndriçimi. Autoritetet janë në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll