Aktualitet

Plagosi me thikë futbollistin e ekipit të Flamurtarit, identifikohet autori

Gjithashtu në njoftim thuhet se vijon puna për kapjen e autorit, i cili paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

14 Mars 2025, 20:10 Nga M.B
Plagosi me thikë futbollistin e ekipit të Flamurtarit, identifikohet
Sodiq Atanda

VLORA- Autori i plagosjes me thikë të futbollistit të Flamurtarit është identifikuar si 21-vjeçari me inicialet D. B. Sipas policisë, pas marrjes së mjekimit në spital, futbollisti është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin për rastin. Gjithashtu në njoftim thuhet se vijon puna për kapjen e autorit, i cili paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

Njoftimi:

Sot, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i dëmtuar lehtë në dorë, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasi S. A., 31 vjeç, me origjinë nigeriane. Pas marrjes së mjekimit në spital, 31-vjeçari është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin për rastin.

Falë veprimeve të shpejta të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. B., 21 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij, i cili paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

vlora

Sondazh

Poll