Aktualitet

VIDEO/ U kafshua nga qeni në Lezhë, momenti kur qytetari merret nga ambulanca

Siç mund të shihet dhe në videon e publikuar nga Dosja.al, qytetari ka marrë plagë serioze të këmbë. Ai shihet i shoqëruar edhe nga disa qytetarë të tjerë të cilët e ndihmojnë të futet në ambulancë për tu nisur më pas drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

14 Mars 2025, 18:24 Nga B.Z
VIDEO/ U kafshua nga qeni në Lezhë, momenti kur qytetari merret nga
Qytetari

LEZHË - Pamje që shikoni më poshtë janë nga ngjarja që u regjistrua këtë pasdite në qytetin e Lezhës ku një qen endacak sulmoi dhe kafshoi një qytetar duke i shkaktuar plagë në këmbë.

Siç mund të shihet dhe në videon e publikuar nga Dosja.al, qytetari ka marrë plagë serioze të këmbë. Ai shihet i shoqëruar edhe nga disa qytetarë të tjerë të cilët e ndihmojnë të futet në ambulancë për tu nisur më pas drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

 

Situata e qenve endacakë është bërë shqetësuese për banorët e qytetit të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre teksa kanë kërkuar edhe zgjidhje për këtë problem që po përballen sipas tyre çdo ditë.

sulm qen endacak lezhe

Sondazh

Poll