Aktualitet

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kthehen pas festimeve të Ditës së Verës, fluks në Qafë Thanë

Të dhënat tregojnë se gjatë 24 orëve të fundit, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë dhe dalë mbi 8500 shtetas

14 Mars 2025, 19:06 Nga A.Ll
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kthehen pas festimeve të
Pika e kalimit kufitar e Qafë Thanës

QAFË THANË - Pika e kalimit kufitar e Qafë Thanës ka pasur një fluks të lartë këtë të premte, si pasojë e kthimit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe shtetasve të tjerë që kishin kaluar festën e Ditës së Verës në Elbasan dhe Tiranë.

Sipas autoriteteve të stacionit kufitar, për të përballuar këtë situatë, dy policitë kufitare janë duke punuar me katër sportele në dalje për mjetet e vogla, ndërsa një korsi e veçantë është dedikuar mjeteve të tonazhit të rëndë.

Për të shmangur radhët e gjata, është vendosur që për shtetasit me dokumente të vendit fqinj të aplikohet një procedurë e përshpejtuar.

Të dhënat tregojnë se gjatë 24 orëve të fundit, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë dhe dalë mbi 8500 shtetas. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën për të garantuar një proces sa më të shpejtë dhe të sigurt për të gjithë udhëtarët.

pika e kalimit kufitar e qafë thanës fluks mjetesh

Sondazh

Poll