Aktualitet

Vlorë/ Tentuan ta grabisnin, plagoset me thikë futbollisti i ekipit të Flamurtarit

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. 

14 Mars 2025, 19:35 Nga B.Z
Vlorë/ Tentuan ta grabisnin, plagoset me thikë futbollisti i ekipit
Sodiq Atanda

VLORË - Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Persona ende të paidentifikuar kanë goditur me thikë 31-vjeçarin Sodiq Atanda, futbollist i ekipit të Flamurtarit. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Sipas burimeve paraprake, lojtari i ekipit të futbollit është sulmuar në rrugë nga persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se tentuan ta grabisnin. Atanda ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. 

plagosje sodiq atanda

Sondazh

Poll