Aktualitet

Qeni endacak sulmon qytetarin në Lezhë, niset me urgjencë drejt spitalit

Sipas dëshmitarëve, incidenti ndodhi kur qytetari po kalonte në rrugë dhe qeni e sulmoi papritur, duke i shkaktuar plagë në këmbë. Bëhet me dije se ai është nisur menjëherë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.

14 Mars 2025, 18:03 Nga B.Z
Qeni endacak sulmon qytetarin në Lezhë, niset me urgjencë drejt
Qytetari i sulmuar

Lezhë - Qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim për banorët e Lezhës, pasi kanë filluar ti sulmojnë papritur teksa janë duke kaluar rrugëve të qytetit. 

Një rast i ngjashëm është raportuar këtë pasdite në lagjen “Skënderbeg” ku një kalimtar është sulmuar dhe kafshuar nga një qen endacak. Sipas dëshmitarëve, incidenti ndodhi kur qytetari po kalonte në rrugë dhe qeni e sulmoi papritur, duke i shkaktuar plagë në këmbë.

 

Bëhet me dije se ai është nisur në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore ndërsa situata ka shkaktuar indinjatë te kalimtarët e tjerë të rastit të cilët kërkojnë zgjidhje për këtë problem që po përballen sipas tyre çdo ditë.

qen endacak lezhe

Sondazh

Poll