Aktualitet

U kap me 10 kg kokainë në makinë dhe banesë, arrestohet shqiptari në Itali

Bëhet e ditur se shqiptari u pikas teksa qarkullonte me mjetin e tij në zonën e Vercelli dhe iu nënshtrua kontrollit fizik.

14 Mars 2025, 13:36 Nga E. D
U kap me 10 kg kokainë në makinë dhe banesë, arrestohet
foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me një sasi prej 10 kilogramë kokainë të fshehura në banesën e tij dhe në makinë. Bëhet e ditur se shqiptari u pikas teksa qarkullonte me mjetin e tij në zonën e Vercelli dhe iu nënshtrua kontrollit fizik.

Brenda saj u gjetën tre blloqe kokaine, brenda një ndarjeje të fshehtë, strategji që po e përdorin shpesh trafikantët e drogës kohët e fundit, e krijuar në mënyrë artizanale në kabinën e mjetit. Ndërsa në shtëpinë e tij u gjetën edhe 6 pako të tjera lënde narkotike e cilësisë së lartë.

Policia tha se pesha totale e drogës shkon në rreth 10 kilogramë, përveç shumës prej 1200 eurosh cash, që iu sekuestrua gjithashtu. Policia njoftoi se shqiptari u shfaq nervoz gjatë postbllokut të efektivëve dhe tentoi të ishte agresiv. Si prova materiale u sekuestruan telefoni dhe sende të tjera materiale. 



policia italiane

Sondazh

Poll