Aktualitet

FOTO/ Dita e Verës "zbukuron" kryeqytetin, qytetarët festojnë me të afërmit me ballokume dhe verore

Shumë prindër kanë shfrytëzuar ditën e sotme për të kaluar kohë me fëmijët e tyre duke shëtitur në zona të ndryshme të qytetit.

14 Mars 2025, 13:23 Nga N.F
FOTO/ Dita e Verës "zbukuron" kryeqytetin, qytetarët
Tiranë, 14 mars 2025

TIRANË- Dita e Verës ka gjallëruar rrugët e Tiranës e cila është mbushur me familjarë e të rinj të cilët kanë vendosur të kalojnë këtë ditë pushimi me të dashurit e tyre. Nga kjo festë rrugët e Tiranës janë zbukuruar dhe janë mbushur në çdo cep me tavolina me ballokume dhe verore. 

Shumë prindër kanë shfrytëzuar ditën e sotme për të kaluar kohë me fëmijët e tyre duke shëtitur në zona të ndryshme të qytetit. Tullumbace, lodra, lule dhe balona kanë "pushtuar" vendin ndërsa fëmijët janë ata që e kanë shijuar më së shumti këtë ditë pushimi nga shkolla. Moti gjithashtu ka qenë i favorshëm duke e bërë festën akoma edhe më të bukur.

 

tirane dita e veres

Sondazh

Poll