Bota

Ultimatumi i G7: Rusia të pranojë armëpushimin ose të përballet me sanksione të reja!

Diplomatët e lartë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara miratuan tekstin, por miratimi përfundimtar i mbetet nga ministrave të jashtëm.

14 Mars 2025, 14:55 Nga N.F
Ultimatumi i G7: Rusia të pranojë armëpushimin ose të
Takimi

RUSI- Vendet e G7 po i bëjnë thirrje Rusisë që të pranojë armëpushimin e propozuar nga Shtetet e Bashkuara, sipas draftit të deklaratës përfundimtare. Diplomatët e lartë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara miratuan tekstin, por miratimi përfundimtar i mbetet nga ministrave të jashtëm.

“Anëtarët e G7 i bënë thirrje Rusisë që të përgjigjet duke pranuar një armëpushim në kushte të barabarta dhe duke e zbatuar atë plotësisht”, thuhet në draft deklaratën.

Në të njëjtën kohë, theksi vihet në nevojën për "mekanizma sigurie" të forta që do të sigurojnë paqe të qëndrueshme, ndërsa Moska paralajmërohet se do të përballet me sanksione të reja në rast mosrespektimi.

g7 rusia

Sondazh

Poll