Bota

Trump sulmon Bidenin në "Truth Social", e fajëson atë për të gjitha "fatkeqësitë" e botës dhe të SHBA-së: Na futi në telashe!

Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump tha se Biden se shkaktuar kaos në marrëdhëniet me Rusinë dhe miliona vdekje për shkak të luftës në Ukrainë, si dhe inflacionit në SHBA. 

14 Mars 2025, 14:42 Nga N.F
Trump sulmon Bidenin në "Truth Social", e fajëson atë
Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur një sulm të ri të ashpër ndaj Joe Biden për veprimet e tij gjatë presidencës 4-vjeçare të 82-vjeçarit. Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump tha se Biden se shkaktuar kaos në marrëdhëniet me Rusinë dhe miliona vdekje për shkak të luftës në Ukrainë, si dhe inflacionit në SHBA. 

Ai gjithashtu theksoi se po të kishte qenë president, nuk do të kishte filluar lufta në Ukrainë, nuk do të kishte 7 tetor me Izraelin dhe një tërheqje e pandershme nga Afganistani. Ai iu referua edhe ekonomisë, duke thënë se aktualisht nuk do të ketë inflacion në SHBA.

"Mashtruesi Joe Biden na futi në telashe të vërteta me Rusinë (dhe gjithçka tjetër!), por unë do të na nxjerr jashtë”. Miliona njerëz janë të vdekur pa nevojë, nuk do të gjenden më...dhe shumë të tjerë do të pasojnë nëse nuk e plotësojmë dhe nuk nënshkruajmë armëpushimin dhe marrëveshjen përfundimtare me Rusinë. NUK do të kishte LUFTË po të kisha qenë unë President.

Thjesht, 100%, nuk do të kishte ndodhur. Po kështu nuk do të kishte 7 tetor me Izraelin, tërheqja nga Afganistani do të ishte bërë me forcë dhe krenari dhe nuk do të ishte dita më e turpshme në historinë e vendit tonë, mund të ishte një moment lavdie. Gjithashtu, nuk do të kishte inflacion. “Do të kishim edhe kufij të padepërtueshëm, ku do të hynin shumë pak ilegalë," shkroi Trump.

Trump sulmon Bidenin në "Truth Social", e fajëson atë

trump biden

Sondazh

Poll