Bota

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS-T/ Ja momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa (VIDEO)

Që nga mbrëmja e 11 marsit, forcat ruse nisën një sulm të madh me dronë dhe raketa që kishin shënjestruar Kievin, Sumy, Dnipron, KRyvyi Rihun si dhe Odesan.

14 Mars 2025, 13:19 Nga E. D
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin
foto ilustruese

UKRAINË- Mbrojtja kundërajrore ukrainase ka arritur të interceptoj dhe shkatërrojë raketën ruse duke përdorur sistemin gjermane IRIS-T. Që nga mbrëmja e 11 marsit, forcat ruse nisën një sulm të madh me dronë dhe raketa që kishin shënjestruar Kievin, Sumy, Dnipron, KRyvyi Rihun si dhe Odesan.

Nga këto sulme rusët lansuan raketa balistike Iskander si dhe mbi 130 dronë kamikaz, kurse në video mund të shihet IRIS-T kur lanson me sukses raketën e cila intercepton atë ruse dhe e shkatërron në ajër. IRIS-T është një raketë ajër-ajër me rreze të shkurtër veprimi që është zhvilluar nga Gjermania dhe gjashtë kombe tjera si zëvendësim për AIM-9 Siderwinder. 

“Sistemi i mbrojtjes kundërajrore IRIS-T shkatërroi me sukses raketën ruse”, u tha ushtria ukrainase. 

Siç raportohet sulmi përfshinte raketa balistike Iskander-M dhe mbi 130 dronë. Ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov njoftoi më 9 mars se Ukraina ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me kompaninë gjermane të mbrojtjes Diehl Defense, prodhuesi i sistemit të mbrojtjes ajrore IRIS-T.

Marrëveshja synon të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës duke zgjeruar bashkëpunimin dhe duke rritur ndjeshëm furnizimin e sistemeve dhe raketave IRIS-T. Sipas marrëveshjes, furnizimi me sisteme dhe raketa të mbrojtjes ajrore IRIS-T në Ukrainë është vendosur të trefishohet.

Kjo pason premtimin e Gjermanisë në shtator 2024, kur kancelari Olaf Scholz konfirmoi një porosi prej 17 sistemeve të mbrojtjes ajrore IRIS-T për Ukrainën, duke përfshirë tetë sisteme IRIS-T SLM me rreze të mesme dhe nëntë sisteme IRIS-T SLS me rreze të shkurtër. Sistemi IRIS-T është bërë një element kyç i strategjisë së mbrojtjes ajrore të Ukrainës, duke siguruar përgjime me saktësi të lartë kundër një game të gjerë kërcënimesh ajrore.

 

 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll