Bota

"Do të formojmë gjykatën tonë", Dodik: I akuzuari i parë do të jetë Christian Schmidt, do ta ndjekim si kafshën!

Dodik tha se miratimi i Kushtetutës së re të RS kërkon mbështetjen e dy të tretave të shumicës, të cilën koalicioni qeverisës nuk e ka dhe se nevojitet mbështetja e deputetëve nga partitë opozitare.

14 Mars 2025, 13:52 Nga N.F
"Do të formojmë gjykatën tonë", Dodik: I akuzuari
Dodik

BOSNJE- Presidenti i Republika Srpska, Millorad Dodik tha se RS do të formojë gjykatën dhe prokurorinë e vet duke theksuar se i pandehuri i parë do të jetë Përfaqësuesi i Lartë në BiH, Christian Schmidt. 

"Ne do ta ndjekim atë si një kafshë," tha Dodik në një fjalim para deputetëve në parlamentin e RS ku u debatuar për projektin e Kushtetutës së njësisë së re dhe Ligjit për Mbrojtjen e Rendit Shtetëror.

Dodik tha se miratimi i Kushtetutës së re të RS kërkon mbështetjen e dy të tretave të shumicës, të cilën koalicioni qeverisës nuk e ka dhe se nevojitet mbështetja e deputetëve nga partitë opozitare. Ai deklaroi se ish-Përfaqësuesi i Lartë Wolfgang Petritsch imponoi shumë amendamente në Kushtetutën e RS, prandaj sipas tij Kushtetuta ekzistuese e RS nuk është vullneti i popullit, por vullneti i një të huaji.

Ai ka thënë se ato vendime të imponuara ishin miratuar në Kuvendin Parlamentar të RS, por se ato nuk janë në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit. Sipas tij, deputetët në parlamentin e BeH nuk janë Republika Serbe, dhe RS asnjëherë nuk ka marrë një qëndrim për këto ligje të imponuara. Dodiku ka shtuar se gjendja në RS është më e mirë se më parë sepse sipas tij ka më shumë miq në botë“.

dodik christian schmidt

Sondazh

Poll