Bota

Alarm për bombë në Gjykatën Themelore në Podgoricë, evakuohen punonjësit, policia në vendngjarje

Kërcënimi për bombë u raportua rreth orës 13:00.

14 Mars 2025, 14:30 Nga N.F
Alarm për bombë në Gjykatën Themelore në
Foto ilustruese

MAL I ZI- Punonjësit e Gjykatës Themelore në Podgoricë janë duke u evakuuar nga objekti për shkak të një alarmi për bombë. Siç ka mësuar Pobjeda, në shërbimin e gjykatës është dërguar një lajmërim anonim për një bombë, pas së cilës patrullat e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Kërcënimi për bombë u raportua rreth orës 13:00. Në ndërtesën e gjykatës ndodhen skuadra policie për kontroll kundërsabotazhi, ndërsa përballë gjykatës ndodhet edhe një automjet i zjarrfikësve.

alarm për bombë në gjykatën themelore në podgoricë

Sondazh

Poll