Bota

Armëpushimi në Rripin e Gazës, Hamasi kthen pengun e fundit amerikan të mbijetuar dhe katër trupa të tjerë

Organizata palestineze pranoi një propozim nga ndërmjetësit për të rifilluar negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës.

14 Mars 2025, 13:02 Nga r.ll
Armëpushimi në Rripin e Gazës, Hamasi kthen pengun e fundit
pengu i fundit i mbijetuar

GAZË- Hamasi njoftoi sot se kishte marrë një propozim nga ndërmjetësit për të rifilluar negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës dhe shtoi se e kishte pranuar atë. 

Në të njëjtën kohë, organizata palestineze theksoi se kishte rënë dakord për lirimin e pengut amerikano-izraelit Idan Alexander (peng i fundit me nënshtetësi amerikane që ka mbetur gjallë), si dhe trupat e katër pengjeve të tjerë që kanë mbetur në Gaza.

“Dje (e enjte) delegacioni i Hamasit mori propozimin e ndërmjetësve për të rifilluar negociatat. Me përgjegjësi, Lëvizja u përgjigj pozitivisht dhe dha përgjigjen e saj mëngjesin e sotëm, në të cilën thekson se ka rënë dakord për lirimin e ushtarit izraelit Idan Alexander, i cili gjithashtu ka nënshtetësi amerikane, dhe për dorëzimin e trupave të katër të tjerëve (pengëve) me shtetësi të dyfishtë”, theksoi organizata palestineze në deklaratën e saj. Një zyrtar i Hamasit sqaroi për mediat e huaja se këto janë trupa të pengjeve amerikano-izraelite.

armepushimi ne gaze hamasi

Sondazh

Poll