Politike

FOTO/ Thaçi vizitoi të atin në QKUK, "maskat" e sigurimit të Hagës shoqëruan ish-presidentin e Kosovës nën masa të rrepta sigurie

Ata që shoqëronin Thaçin ishin të veshur si persona civilë, dhe kishin të vendosura maska që iu mbulonin gjysmën e fytyrës.  

14 Mars 2025, 12:45 Nga r.ll
FOTO/ Thaçi vizitoi të atin në QKUK, "maskat" e
hashim thaci ne kosove

KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, me leje të Gjykatës Speciale në Hagë, ka vizituar ditën e djeshme në QKUK, babain e tij i cili ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore. 

Nga momenti i mbërritjes në Prishtinë deri te momenti i largimit nga spitali, Thaçi është shoqëruar nga sigurimi i Hagës me masa të rrepta sigurie. Ata që shoqëronin Thaçin ishin të veshur si persona civilë, dhe kishin të vendosura maska që iu mbulonin gjysmën e fytyrës.  

Njërit prej mjekëve që e përqafoi Thaçin dhe shkëmbyen disa fjalë tek shkallët e QKUK teksa ish-presidenti po largohej, i është tërhequr vërejtja nga personat e sigurimit. Një prej tyre prej tyre është rikthyer dhe ka shkëmbyer edhe disa fjalë me mjekun në fjalë.

 

hashim thaci hage

Sondazh

Poll