Bota

“Hëna e përgjakur"! PAMJE spektakolare të eklipsit

Hëna mori ngjyrë të kuqe gjaku pas një eklipsi hënor i cili ishte pjesërisht i dukshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

14 Mars 2025, 10:58 Nga E. D
“Hëna e përgjakur"! PAMJE spektakolare të eklipsit
Hena

MBRETËRIA E BASHKUAR- Një eklips i rrallë hënor, i njohur si “Hëna e Përgjakur,” ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes. Hëna mori ngjyrë të kuqe gjaku pas një eklipsi hënor i cili ishte pjesërisht i dukshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Por eklipsi i plotë hënor ishte i dukshëm për njerëzit në Amerikën Veriore dhe Jugore ku dhe dhuroi një pamje spektakolare.

“Hëna e përgjakur"! PAMJE spektakolare të eklipsit

Hëna u errësua ndërsa u zhvendos në hijen e Tokës dhe përfundimisht u shfaq e kuqe, prandaj edhe pseudonimi është “hëna e përgjakur”. Dielli, Toka dhe Hëna janë pothuajse, dhe jo plotësisht, në një linjë gjatë një eklipsi të pjesshëm hënor, duke krijuar një pjesë të errët në Hënë.

“Hëna e përgjakur"! PAMJE spektakolare të eklipsit

Një hënë e përgjakur është një fenomen që ndodh vetëm disa herë në vit. Eklipsi i fundit total hënor ishte në maj 2022 kur hëna u bë plotësisht e kuqe. Astronomi Jake Foster, në Observatorin Mbretëror të Greenwich, tha: “Kur Toka vjen midis diellit dhe hënës, drita e vetme e diellit që mund të arrijë hënën duhet së pari të kalojë përmes atmosferës së Tokës. Ndërsa rrezet e diellit hyjnë në atmosferë, gjatësi vale të ndryshme (dhe për rrjedhojë ngjyra) e dritës do të shpërndahen përreth. Drita blu shpërndahet shumë, kjo është arsyeja pse qiejt tanë janë blu. Drita e kuqe është kryesisht e pandikuar nga gazrat e atmosferës, kështu që ajo udhëton gjatë gjithë rrugës përmes tyre duke e bërë atë të duket e kuqe.  
 

“Hëna e përgjakur"! PAMJE spektakolare të eklipsit

Sondazh

Poll