Bota

I dërguari i Trump largohet nga Moska pas një takimi me Putin/ Peskov: Nuk është rënë dakord ende për datën mes dy presidentëve!

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se ata ranë dakord që Putin të flasë me Trumpin, megjithëse koha ende nuk është konfirmuar. 

14 Mars 2025, 11:49 Nga E. D
I dërguari i Trump largohet nga Moska pas një takimi me Putin/ Peskov:
foto ilustruese

MOSKË- Kremlini ka konfirmuar se i dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff u takua me Vladimir Putinin ditën e djeshme gjatë vizitës së tij në Moskë. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se ata ranë dakord që Putin të flasë me Trumpin, megjithëse koha ende nuk është konfirmuar, shkruan Sky News. 

“Nuk është rënë dakord ende për kohën e saktë të bisedës mes dy presidentëve. Por në të njëjtën kohë, pasi Witkoff të përcjellë të gjitha informacionet e marra në Moskë te kreu i shtetit të tij, atëherë ne do të përcaktojmë kohën e bisedës”, u tha ai gazetarëve.

Gjithashtu, ai tha se ka një mirëkuptim se një bisedë midis presidentëve është e nevojshme. Peskov njoftoi se Putin i ka dërguar Trumpit një mesazh përmes Witkoff, për armëpushimin e propozuar. Ai shtoi se Putin ishte në solidaritet të përgjithshëm me Trumpin për Ukrainën, por ka shumë punë për të bërë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll