Sport

Ja si do të vijojë “rrugëtimi” për në çerekfinalet e Conference League…

Ndeshjet e para do të luhen të enjten më 10 prill, ndërsa ato të kthimit më 17 prill.

14 Mars 2025, 09:00 Nga DOSJA

Ja si do të vijojë “rrugëtimi” për në

ZVICER - Më i riu i kompeticioneve evropiane, Conference League, tani njeh tetë skuadrat e kualifikuara për në çerekfinalet e edicionit të saj 2024-2025: Chelsea, Fiorentina, Real Betis, Legia Varshavë, Celje, Jagiellonia, Rapid Vienna dhe Djurgarden.

Favoriti i madh në kompeticion, Chelsea, do të përballet me Legia Varshavës, e cila mposhti Molden me vështirësi në 16-shen e fundit (4-3).

Ndërsa blutë e Londrës nuk shkëlqejnë më kundër Copenhages, me dy fitore të ngushta (2-1 pastaj 1-0). Real Betis do të përballet me klubin polak Jagiellonia.

Skuadra italiane Fiorentina ka një takim me Celjen, skuadrën sllovene që përmbysi FC Luganon në një ndeshje të çmendur të 16-tës (5-4, 1-3 në penallti). Së fundi, Djurgarden (Suedi) do të përballet me Rapid Vjenën.

Në gjysmëfinale fituesi i çiftit Chelsea-Varshavë do të përballet me fituesin e çiftit Djurgarden-Vjenë. Në anën tjetër Real Betis ose Jagiellonia do të përballen me Celjen ose Fiorentinën.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve çerekfinale të Conference League:

Real Betis - Jagiellonia
Celje - Fiorentina
Chelsea - Legia Varshavë
Djurgarden - Rapid Vjenë

Ja si do të vijojë “rrugëtimi” për në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll