Sport

Presidenti Duka merr pjesë në mbledhjen e Komitetit ‘HatTrick’ të UEFA-s në Prishtinë…

Një nga vendimet kryesore ishte miratimi i projektit të Federatës së Futbollit të Kosovës për Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, që do të transformohet në një stadium të kategorisë së katërt me kapacitet prej 14 mijë vendesh.

13 Mars 2025, 20:15 Nga DOSJA

KOSOVE - Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mori pjesë në mbledhjen e Komiteti ‘HatTrick’ të UEFA-s, që u zhvillua sot në Prishtinë të Kosovës.

Në këtë mbledhje u miratuan 22 plot projekte të rëndësishme për federatat anëtare të UEFA-s.

Një nga vendimet kryesore ishte miratimi i projektit të Federatës së Futbollit të Kosovës për Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, që do të transformohet në një stadium të kategorisë së katërt me kapacitet prej 14 mijë vendesh.

Komiteti ‘HatTrick’ është një nga organet më të rëndësishme vendimmarrëse të UEFA-s, që ofron mbështetje për federatat anëtare në realizimin e projekteve për zhvillimin e futbollit.

Presidenti Duka merr pjesë në mbledhjen e Komitetit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll