Sport

VIDEO/ Bilbili mbretëror!... Princi William gjykon një ndeshje futbolli, ajo bëhet virale

Princi i Uellsit la për pak kohë detyrat e tij mbretërore dhe u fut në rolin e arbitrit në një përvojë unike futbolli…

13 Mars 2025, 20:37 Nga DOSJA

VIDEO/ Bilbili mbretëror!... Princi William gjykon një ndeshje

ANGLI - Në një përpjekje për të rritur diversitetin në futboll, Princi William mori pjesë në një kurs arbitrimi, duke lënë përkohësisht detyrat e tij mbretërore për të mësuar teknikat e rolit.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Sporting Khalsa FC në Walsall, Mbretëria e Bashkuar, Princi mori pjesë në fushatën stërvitore të FA, e cila synon të tërheqë 1.000 gjyqtarë nga prejardhje të ndryshme kulturore.

Princi i Uellsit njihet për dashurinë e tij për futbollin. Ai shpesh dërgon mesazhe personale për lajme të rëndësishme sportive përmes llogarive zyrtare që menaxhon me Kate Middleton dhe dashurinë për Aston Villa ia ka përcjellë edhe djalit të tij të madh, Princit George 11-vjeçar.

VIDEO/ Bilbili mbretëror!... Princi William gjykon një ndeshje

Gjatë vizitës së tij, ai mësoi më shumë për programin e trajnimit të gjyqtarëve, i cili filloi në korrik 2023 dhe kombinon trajnimin teorik dhe praktik për ata që duan të gjykojnë ndeshjet e futbollit. Programi u drejtohet personave mbi 14 vjeç dhe mbulon arbitrimin në minifutbollin, lojërat 9x9 dhe 11x11.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Prince and Princess of Wales (@princeandprincessofwales)

Princi u takua gjithashtu me përfaqësues të FA, duke diskutuar rëndësinë e krijimit të mundësive në futboll për të rinjtë me prejardhje të ndryshme.

Më pas ai mori pjesë në një kurs arbitrimi, duke testuar aftësitë e tij në lëndë të tilla si përdorimi i sinjaleve të bilbilit dhe flamurit. Eksperiencën e tij e plotësoi duke marrë rolin e arbitrit në një ndeshje të vogël.

Vizita mbretërore shkaktoi emocione, me Uilliam që pozoi për foto me studentët dhe foli me adoleshentët për programin e trajnimit të arbitrave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll