Sport

Mourinho i pafat, Fenerbahçe eliminohet nga Rangersi i Bajramit pas penalltive...

Fenerbahçe e Jose Mourinhos e bëri një rikthim sensacional në ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së finales të Evrops League.

14 Mars 2025, 01:33 Nga DOSJA
Mourinho i pafat, Fenerbahçe eliminohet nga Rangersi i Bajramit pas

SKOCI - Skuadra nga Stambolli ishte mposhtur 1-3 në shtëpi javën e kaluar nga Rangers i Nedim bajramit, ndërsa të enjten në mbrëmje bëri lojë të madhe, duke fituar 2-0 në Skoci, për ta çuar lojën në shtesë dhe penallti.

Dy golat e Szymanskit (45’ dhe 73’) ia mundësuan fitoren ekipit mysafir, i cili e ëndërroi përkohësisht një kualifikim dramatik. Por, në gjuajtjet nga penalltitë, vendësit u treguan më të suksesshëm, duke fituar 3-2 për ta kompletuar fazën çerekfinale të kësaj gare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll