Sport

Manchester United eliminon Sociedadin dhe kalon në çerekfinale. Ja rezultatet e ndeshjeve në Europa League…

Falë një “hat-trick” të kapitenit të tyre Bruno Fernandes, Manchester United eliminoi Real Sociedad (4-1) këtë të enjte në mbrëmje, në ndeshjen e dytë të 1/16 të Ligës së Evropës.

14 Mars 2025, 01:54 Nga DOSJA

Manchester United eliminon Sociedadin dhe kalon në çerekfinale. Ja

ANGLI - I caktuar si gjyqtar i ndeshjes së dytë të fazës së 16-të të Evropa League, ndërmjet Manchester United dhe Real Sociedad (4-1), arbitri Benoît Bastien isdhte personazh këtë të enjte në mbrëmje.

Përveç shpërndarjes së dhjetë kartonave, duke përfshirë një të kuq për mbrojtësin e djathtë të Realit, Jon Aramburu, vetëm 8 minuta pasi hyri në fushë (63’), francezi fishkëlliu edhe për katër penallti.

Dy për anglezët, të konvertuar nga kapiteni i tyre, portugezi Bruno Fernandes (16’ dhe 50’) dhe një për spanjolët, i shënuar gjithashtu nga kapiteni i tyre Mikel Oyarzabal (10’), i cili kishte shënuar tashmë golin e barazimit edhe në ndeshjen e parë. Pasi ka fishkëllyer një të katërt, në favor të Man.United, Benoît Bastien më në fund u kthye në vendimin e tij, pasi pa videon (86’).

Kjo nuk e pengoi Bruno Fernandes të shënonte një “hat-trick” me një kros me këmbën e djathtë (87’). Bashkëkombasi i tij Diogo Dalot (90’+1) shënoi golin e katërt në kohën e shtuar, duke i dhënë një fitore të madhe Manchester United. Ndërkohë Tottenham mundi AZ Alkmaar falë një dyshe nga francezi Wilson Odobert.

I mposhtur në ndeshjen e parë (0-1), Tottenham arriti të përmbysë skuadrën holandeze AZ Alkmaar (3-1) mbrëmjen e kësaj të enjte, në ndeshjen e kthimit të 1/16 të Europa League. Duke filluar nga krahu i djathtë, francezi Wilson Odobert (20 vjeç) shënoi dy golat e tij të parë për Spurs (26’ dhe 74’).

James Maddison (48’) shënoi golin e dytë të londinezëve, duke e vendosur klubin anglez në rrugën për në çerekfinale, pavarësisht se Peer Koopmeiners e ngushtoi rezultatin (63’), në gjuajtjen e parë të AZ në portë.

Skuadra gjermane Eintracht Frankfurt mposhti 4-1Ajax Amsterdamit. Ja dhe rezultatet e të gjitha ndeshjeve të Europa League:

Manchester United eliminon Sociedadin dhe kalon në çerekfinale. Ja

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll