Politike

Onid Bejleri kandidat në listat e PS-së, emërohet zv.kryetari i ri i Bashkisë Shkodër (EMRI)

Mësohet se Preka vjen në këtë pozicion me një eksperiencë të gjatë në menaxhimin e investimeve dhe pasurive të paluajtshme në Shkodër.

13 Mars 2025, 19:09 Nga M.B

Onid Bejleri kandidat në listat e PS-së, emërohet zv.kryetari i

SHKODRA- Pas daljes së listave të kandidatëve për deputetë, bashkia e Shkodrës ka emëruar nënkryetarin e ri, Alban Preka. Ky i fundit zëvendëson Onid Bejlerin, i cili është kandidat i PS në listat e hapura të qarkut të Shkodrës. Mësohet se Preka vjen në këtë pozicion me një eksperiencë të gjatë në menaxhimin e investimeve dhe pasurive të paluajtshme në Shkodër. 

Partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 11 majit për 140 vende në parlament kanë përmbyllur dje mes diskutimesh dhe debatesh listat e kandidatëve për deputetë. Janë 11 subjekte zgjedhore, parti e koalicione, të cilat dorëzuan, në KQZ, në përmbyllje të afatit ligjor, listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e pritshme politike.

 

shkodra

Sondazh

Poll