Politike

U fut në listë të sigurt/ Çfarë deklaronte Ilva Gjuzi për Ramën: Më ndriti fati që i bëra lajka... (VIDEO)

Mjaftoi vetëm një kërkim nga Dosja.al për të gjetur një deklaratë të Gjuzit e cila teksa ishte e ftuar në një intervistë televizive, ka thënë me nota humori: “Mua më ndriti ylli, fat i madh që i bëra lajka Ramës”.

13 Mars 2025, 18:38 Nga B.Z
U fut në listë të sigurt/ Çfarë deklaronte Ilva Gjuzi
Ilva Gjuzi

TIRANË - Partia socialiste prezantoi një ditë më parë drejtpërdrejt nga selia rozë emrat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. 

Kandidatët në listat e mbyllura dhe të hapura të kësaj force politike për 12 Qarqe të vendit u dorëzuan pak para mesnate në KQZ, ndërsa emrat e listës së mbyllur të kryeqytetit nuk i shpëtuan vëmendjes mediatike.

Lista e Qarkut të Tiranës, kryesohej nga kryesocialisti Edi Rama, i ndjekur më pas nga Ogerta Manastiruliu, Elisa Spiropali, Lindita Nikolla, Iris Luarasi dhe Ilva Gjuzi, kjo e fundit një emër i komentuar gjërësisht gjatë muajve të fundit.

Një vit pas anëtarësimit dhe angazhimit të Gjuzit në këtë parti, ajo u prezantua në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS nga Edi Rama si nënkryetare e Asamblesë. Pas Asamblesë dhe daljeve televizive ku fliste me superlativa për PS-në, Qeveria i besoi asaj pozicionin e zv.ministres së Turizmit.

Ndërsa, dje ajo e gjeti veten në listat e mbyllura në qarkun e Tiranës dhe një vend të sigurt në Kuvendin e Shqipërisë.

Po çfarë deklaronte më parë Gjuzi?

Mjaftoi vetëm një kërkim nga Dosja.al për të gjetur një deklaratë të Gjuzit e cila teksa ishte e ftuar në një intervistë televizive, ka thënë: “Mua më ndriti ylli, fat i madh që i bëra lajka Ramës”.

 

ilva gjuzi edi rama ps

Sondazh

Poll