Albin Kurti vazhdon aktivitetet, pavarësisht shpërfilljes së urdhrit të Gjykatës
Albin Kurti KOSOVA - Kanë kaluar dhjetë ditë që nga shpërfillja e urdhrit të Gjykatës për paraqitjen e tij, dh...
Alimehmeti thotë se ‘uzurpimi’ i bashkisë nga Rama, është bërë vetëm për hallin tij, me qëllim që të fitojë një mandat në zgjedhje.
TIRANA- Kryetar i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti tha sot se Bashkia e Tiranës aktualisht është ‘në vdekje klinike’. I ftuar në studion e ‘Task Forcë’, ai tha se ky institucion tashmë nuk është në funksion të plotë për Tiranën dhe se është marrë peng nga Kryeministri Edi Rama. Alimehmeti thotë se ‘uzurpimi’ i bashkisë nga Rama, është bërë vetëm për hallin tij, me qëllim që të fitojë një mandat në zgjedhje.
"Kujtoj që me ortekun e parë të drejtorëve të vetë që u arrestuan, bashkia, praktikisht ra në vdekje klinike. Që nga momenti i arrestimit të Taulant Tushes, mbaroi puna, nuk guxonte njeri të firmoste më aq kollaj. Filluan të vonoheshin gjërat. Dhe kur shkon e arrestohet edhe Erion Veliaj, ne tani kemi një precedent, disa precedent në fakt në Shqipëri që kur kanë ndodhur gjëra shumë më të vogla abuzimesh nga kryetarë bashkisë, janë shkarkuar ose u është kërkuar dhënia e dorëheqjes. Pushteti vendor dhe ai qendror janë të ndarë me kushtetutë. Se po mos të kishte qenë kështu, nuk do kishim patur dy palë zgjedhje.
Me arrestimin e Veliaj, ishte e nevojshme të mblidhej menjëherë Këshilli, por nuk e mblodhi Romina Kuko. Është detyrë e saj. Por edhe kur e mblodhi nuk e kishte fare në rend të ditës. Kryetari i Bashkisë është në burg dhe çfarë do të bëhet me bashkinë e Tiranës? Nuk e kishte fare në diskutim këtë, nuk ishte në rend dite dhe nuk pranohej dhe ajo vetë nuk erdhi.
Ja la të drejtonte seancën Jualin Hodaj, i cili është një tjetër zëvendës. Bashkia e Tiranës aktualisht është në vdekje klinike. Zonja Ristani është emëruar aty, por nuk i ka fuqitë e plota të kryetarit të zgjedhur. Shkon aty, paguan rrogat, por nuk bën ato që kemi ne nevojë. Të lësh kryeqytetin peng vetëm sepse kryeministri ka hall mandatin e vet se do të përballet me gjyqësinë nesër, sepse këto ka hall ai", tha Alimehmeti.
Albin Kurti KOSOVA - Kanë kaluar dhjetë ditë që nga shpërfillja e urdhrit të Gjykatës për paraqitjen e tij, dh...
Shpëtim Idrizi TIRANA- Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, deklaroi se ka vendosur t&eum...
Foto nga takimi TIRANA- Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabku, Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj dhe Kry...
Foto ilustruese KOSOVA- Ka apo s’ka urgjencë për formimin e institucioneve të reja? Kjo është dilema e ditëve t&eu...
Tedi Blushi TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, bashkë me tre përfaqërues...
Kuvendi TIRANA- Sot u zhvilluar seanca e radhës plenare në Kuvend ku u diskutua projektligji i “Paketës së Maleve”, ha...
Taulant Balla TIRANË - Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Dias...
Erion Veliaj TIRANA- Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit, nuk e ndryshoi sot masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Ti...
Hashim Thaçi KOSOVË - Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vizituar të enjten babanë e vet në Qendrën K...
Ervin Salianji TIRANË - Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me debatet e shkaktuar në PD për listat me emrat e kandidat&eu...