Politike

Demokratët takim me Komisioneren Europiane për Zgjerimin: Po sumohet opozita! Mazhoranca po përdor drejtësinë

Mësohet se demokratët e informuan Komisioneren Kos për zhvillimet në Shqipëri, duke e garantuar se opozita e mbështet procesin e integrimit pasi është Partia Demokratike e cila e ka nisur këtë proces.

13 Mars 2025, 18:07 Nga M.B
Demokratët takim me Komisioneren Europiane për Zgjerimin: Po sumohet
Foto nga takimi

TIRANA- Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabku, Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, zhvilluan sot një takim me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos. Mësohet se demokratët e informuan Komisioneren Kos për zhvillimet në Shqipëri, duke e garantuar se opozita e mbështet procesin e integrimit pasi është Partia Demokratike e cila e ka nisur këtë proces.

Ky proces sipas zyrtarëve demokrat duhet të jetë i bazuar në ligje e në reforma konkrete dhe jo të vijë si dhuratë nga Bashkimi Europian. Gjatë bisedës, demokratët e kanë njohur zyrtaren e lartë të Bashkimit Europian, me tentativën e mazhorancës për të zhbërë rolin e opozitës në Kuvend dhe refuzimin për të zbatuar Vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Zgjedhjet Parlamentare ishin fokusi kryesor i bisedës, ku Marta Kos u njoh me shqetësimet e opozitës, nga përdorimi i administratës dhe burimeve shtetërore, presioni ndaj votuesve, përdorimi i artificave për të penguar regjistrimin e lirë të votuesve në diasporë si dhe përfshirja e krimit të organizuar në proces, sipas tyre.

"Demokratët e njohën Komsioneren edhe me faktin se opozita ndodhet nën sulm dhe se Kryeministri Edi Rama po përdor drejtësinë për këtë qëllim. Ata përmendën faktin se lideri i opozitës Sali Berisha u mbyll për më shumë se një vit në arrest shtëpie pa asnjë fakt dhe provë. Ish-Presidenti i vendit dhe Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u arrestua në shkelje të plotë të të drejtave të njeriut, ndërsa nënkryetari i Grupit Parlamentar Ervin Saljanji ndodhet në burg vetëm pse ka denoncuar lidhjet e mazhorancës me krimin e organizuar", thuhet në njoftimin e PD-së.

marta kos pd

Sondazh

Poll