13 Mars 2025, 16:15
Nga B.Z
Hashim Thaçi
KOSOVË - Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vizituar të enjten babanë e vet në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku ai është duke u mjekuar prej kohësh, pasi mori leje nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
Thaçi i cili është duke u gjykuar për krime të dyshuara të luftës pasi u arrestua nga kjo gjykatë para katër vjetëve kishte bërë disa herë kërkesë këtë vit për ta vizituar babanë e moshuar, për të cilin thuhet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Derisa kërkesat e mëparshme i ishin hedhur poshtë, Dhomat e Specializuara të Kosovës njoftuan se ia pranuar atij kërkesën për të qenë pranë prindit të enjten, “për arsye të fuqishme humanitare”.
“Trupi Gjykues dhe Gjyqtari i Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Regjistrin të organizojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë pranë babait të tij. Gjatë kësaj vizite, i akuzuari mbetet në paraburgim dhe nën kujdestarinë e Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Nën përcjelljen e sigurimit të gjykatës, Thaçi qëndroi për disa orë në qendrën klinike, ku u prit me brohoritje kur mbërriti dhe u kur u largua. Thaçi po përballet me dy procese gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe është në paraburgim në qytetin holandez prej vitit 2020.
Në rastin e parë, ai akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, bashkë me ish-zyrtarë të tjerë të lartë të Kosovës, si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Vitin e kaluar, ndaj Thaçit u ngrit një aktakuzë e re për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në rastin e parë gjyqësor.
Përveç Thaçit, në aktakuzën e dytë janë përfshirë edhe emrat e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakajt, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilajt, dhe Fadil Fazliut.
Thaçi është deklaruar i pafajshëm në dy rastet gjyqësore. Gjykata Speciale është institucion që funksionon sipas ligjeve të Kosovës, por selinë e ka në Hagë të Holandës.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale - hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Deri më tani, kjo gjykatë ka shqiptuar aktgjykime për krime lufte si dhe për pengim të drejtësisë. Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar me 22 vjet burgim për krime lufte, ndërsa ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala është dënuar me 18 vjet burgim për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje.
Në shkurt të këtij viti, ajo i shpalli fajtorë Haxhi Shalën, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin për akuzat për pengim të drejtësisë, më konkretisht, frikësim të dëshmitarëve, pas një marrëveshjeje të fajësisë që kanë arritur dy palët.
Shala është dënuar me tre vjet burgim, ndërkaq Bahtijari dhe Januzi me nga dy vjet burgim. Në vendim nuk është bërë e ditur se për cilët dëshmitarë bëhet fjalë, apo për cilin rast gjyqësor./REL
hage qkuk hashim thaci
Politike
13 Mars 2025, 16:00
B.Z
Ervin Salianji
TIRANË - Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me debatet e shkaktuar në PD për listat me emrat e kandidat&eu...
Politike
13 Mars 2025, 16:02
M.B
Erion Veliaj
DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm që e la n&...
Politike
13 Mars 2025, 15:52
B.Z
Kryeministri Rama, në selinë e PS-së
TIRANË - Katër vjet më parë, Partia Socialiste fitoi zgjedhjet parlamenta...
Politike
13 Mars 2025, 14:58
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar emrat në listat e kandidatëve për deputetë të dy partive kryesoren m&eu...
Politike
13 Mars 2025, 14:53
.F
Thaçi
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën te babai i tij në Klinikën Interne n...
Politike
13 Mars 2025, 14:49
r.ll
gjkko
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 4 prill seancën për dosjen "Partizani". Sipas raportimeve...
Politike
13 Mars 2025, 14:28
N.F
Jorgo Goro
TIRANË- GJKKO ka marrë ditën e sotme vendimin dhe ka dënuar me 3 vite e 1 muaj burg ish-kryebashkiakun e Himar&eum...
Politike
13 Mars 2025, 14:07
I.A
Agron Shehaj dhe Erald Kapri
TIRANË- Partia “Mundësia” ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në zgje...
Politike
13 Mars 2025, 13:44
N.F
QKUK
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar babai i tij i sëmurë në QKUK pasi Dhomat e Specializuara t&...
Politike
13 Mars 2025, 13:28
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se statistikat e kandidaturave janë mbi parashikimet. Berisha th...