13 Mars 2025, 16:00
Nga B.Z
Ervin Salianji
TIRANË - Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me debatet e shkaktuar në PD për listat me emrat e kandidatëve për deputet të kësaj force politike në zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit.
Në një reagim nga burgu Salinji thotë se e ndjen dhimbjen dhe pafuqinë njësoj si shumë miq që kanë dhënë e japin shumë për PD, të cilët meritonin vlerësim më të madh (referuar kandidatëve të cilët u lanë në listat e hapura).
Salianji ka bërë thirrje për unitet, ndërsa shton se politika është maratonë dhe momentet kur duket sikur je fundosur apo padrejtësia të ka vënë përfund, në fakt janë sipas tij baza e fortë për forcim e ringritje.
Duke shprehur solidaritetine tij për të gjithë ata kandidatë të cilët u ndjenë të pavlerësuar për shkak se u lanë në listat e hapura, Salianji thotë se duhet t'i japin mundësi Shqipërisë, me luftën për çdo votë për Partinë Demokratike dhe Opozitën.
Postimi i Salianjit
Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar, secili mund te beje listen e vet. Aq më tepër kjo në Partinë Demokrarike që ka shumë karaktere, ka debate, ka qendrime, ndryshe nga kundërshtarët ku shumica kalon në një matricë nga ku dalin qofte që mendojnē si kryetari.
Edhe unë, kam objeksionet e kontestimet e mia të cilave do u kisha qendruar, nëse nuk do të isha izoluar përdhunshëm duke mu privuar liria fizike dhe pasioni i madh për politkën, shërbimin publik dhe marrëdheniet njerezore e miqesore duke me hequr mandatin dhe ndaluar 1 dite para shpalljes se listave edhe mundesine për rikandidim.
Qëndrimet e mia per vleresimet e kontributeve, sakrifikuesve, qendrestarëve, dhe mbështetje personalaliteteve dhe njerezve që janë kolona dhe energjia e demokrateve ne qender dhe baze, do t'i kisha dhënë në mbledhjet e strukturave.
Distanca e izolimi nuk më pengon ama të jem empatik. Prandaj duke uruar ekipn fitues te kandidateve, sot jam dhe e ndjej dhimbjen dhe pafuqinë njësoj si shumë miq që kanë dhënë e japin shume per PD, të cilët meritonin vleresim me të madh.
Jam me ta, e jam i bindur, dhe do doja që kjo fjalë nga qelia 6 të ishte ngushëllim e garanci; asnje gram djerse e derdhur nuk do shkojë dem, asnjë kontribut nuk zhbehet, nuk zerohet.
Politika është maratone e momentet kur duket sikur je fundosur apo padrejtesia të ka vene perfund, në fakt jane baza e fortë për forcim e ringritje. E kam provuar personalisht shumë herë e përherë jam ringritur me i fortë, betejat të forcojnë, askush nuk duhet të dorëzohet nëse do të ketë sukses.
Demokratët nuk harrojne sakrificat e askujt dhe busulla e tyre është më e sakta. Kjo është vetëm një etapë që u mbyll sot.Nga ky moment nuk na lejohet të shpenzojmë energji me brenga.
Duhet të gjithë bashkë të jemi motorrët e pandalshëm të fushatës. Me kreditet e me reputacionin e njerezve që kanë dhene pa marrë, te tregojmë që një Shqipëri më e mirë, normale, me sundim ligji, me meritokraci e barazi mundesish, me fokusin tek ekonomia dhe shqetësimet e hallet e çdo qytetari, është interesi që na udhëheq, e jo arritjet personale.
Lufta ndaj haremit të Gadaf Ramës dhe rrezimi i qeverise më të kriminalizuar dhe korruptuar ne historine e Shqipërisë, është mision kombetar. Kjo është më e madhe se secili nga ne, dhe një motivim i pashtershëm.
Bashkimi dhe lufta ndaj qeverise dhe mbeshtetja tek njeri-tjetri do e bëjë të mundur rotacionin jetik me 11 Maj.
Ju e dini mirë. Nëse do isha ne kushte te tjera do ju permendja me emer një për një e do ju çmoja nga fillimi në fund çdo kontribut. Sot ju dergoj perqafimet dhe ju them që ndjej siç ju ndjeni shansin e padhenë, mosrealizimin, ndalimin e një projekti apo aspirate. Por ketë herë duhet t'i japim mundesi Shqipërisë, me luftën për çdo votë për Partinë Demokratike dhe Opozitën.
ervin salianji pd zgjedhje 11 maj
Politike
13 Mars 2025, 16:02
M.B
Erion Veliaj
DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm që e la n&...
Politike
13 Mars 2025, 15:52
B.Z
Kryeministri Rama, në selinë e PS-së
TIRANË - Katër vjet më parë, Partia Socialiste fitoi zgjedhjet parlamenta...
Politike
13 Mars 2025, 14:58
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar emrat në listat e kandidatëve për deputetë të dy partive kryesoren m&eu...
Politike
13 Mars 2025, 14:53
.F
Thaçi
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën te babai i tij në Klinikën Interne n...
Politike
13 Mars 2025, 14:49
r.ll
gjkko
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 4 prill seancën për dosjen "Partizani". Sipas raportimeve...
Politike
13 Mars 2025, 14:28
N.F
Jorgo Goro
TIRANË- GJKKO ka marrë ditën e sotme vendimin dhe ka dënuar me 3 vite e 1 muaj burg ish-kryebashkiakun e Himar&eum...
Politike
13 Mars 2025, 14:07
I.A
Agron Shehaj dhe Erald Kapri
TIRANË- Partia “Mundësia” ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në zgje...
Politike
13 Mars 2025, 13:44
N.F
QKUK
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar babai i tij i sëmurë në QKUK pasi Dhomat e Specializuara t&...
Politike
13 Mars 2025, 13:28
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se statistikat e kandidaturave janë mbi parashikimet. Berisha th...
Politike
13 Mars 2025, 13:25
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ditën e sotme e ka cilësuar mbrojtjen e kryeministrit për D...