Sport

“Asgjë nuk ka ndryshuar”, Didier Deschamps do të largohet nga Franca në 2026!

Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, tha se njoftimi për largimin e tij të planifikuar pas Kupës së Botës 2026, konfirmoi se mbante "të njëjtin qëndrim".

13 Mars 2025, 15:47 Nga DOSJA
“Asgjë nuk ka ndryshuar”, Didier Deschamps do të largohet

FRANCE - Lista e parë dhe konferenca e parë për shtyp, pas njoftimit për largimin e Didier Deschamps. Trajneri i kombëtares franceze zbuloi në janar, se do të largohej nga posti i tij pas Kupës së Botës 2026.

Koha e njoftimit erdhi si befasi, por Deschamps e përshkroi atë si një gjë mormale. “Nuk ndryshoi asgjë fare”, deklaroi ai, pasi siguroi, se “beson se është shumë mirë kështu”.

“Do të bëj gjithçka për ta mbajtur ekipin francez aty ku ka qenë për shumë vite”, shtoi Deschamps, i cili u emërua në vitin 2012, duke zëvendësuar Laurent Blanc dhe veçanërisht fitoi Kupën e Botës në 2018 me Blutë. 

“Sinqerisht, nuk ndryshon asgjë për mua. Do të ketë një pas, por nuk jam i shqetësuar për këtë tani. Unë dua të ruaj të njëjtën vendosmëri dhe që ne të vazhdojmë të performojmë mirë”.

Përpara se të mendohet për Kupën e Botës 2026, e cila është ende shumë larg, sfida e parë e Bluve vjen javën e ardhshme, me çerekfinalet e Ligës së Kombeve kundër Kroacisë (ndeshja e parë më 20 në Split, ndeshja e kthimit më 23 mars në Stade de France).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll