Sport

Java e 30-të e Superiores do të luhet në fundjavë… njihuni me kalendarin

Ndeshjet e javës do të luhen të shtunën, dy dhe të dielën tri takimet e mbetura

13 Mars 2025, 14:51 Nga DOSJA
Java e 30-të e Superiores do të luhet në fundjavë…

TIRANE - Java e 30-të e Superiores do të luhet e ndarë këtë fundjavë. Dy prej ndeshjeve do të zhvillohen ditën e shtunë ndërsa tre sfidat e tjera do të luhen të dielën.

Vllaznia do të presë Skënderbeun në “Loro Boriçi” të shtunën në ora 18:00, ndërsa në po të njëjtën orë Egnatia kryesuese do të përballet me Tiranën në stadiumin “Arena Egnatia”.

Bylis - Laçi është sfida hapëse e të dielës. Ballshiotët presin në shtëpi ekipin e Laçit në ora 15:00.

Sakaq, në ora 18:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 30-të. Teuta do të udhëtojë drejt “Arenës së Demave”, aty ku do të përballet me Partizanin, ndërsa AF Elbasani do të luajë kundër Dinamo City-t në “Elbasan Arena”.

Ja dhe kalendari I ndeshjeve të javës 30-të të Superiores:

E shtunë, 15mars

Vllaznia 0 Skënderbeu (ora 18:00)

Egnatia – Tirana (ora 18:00)

E dielë, 16 mars

Bylis - Laçi (ora 15:00)

Partizani - Teuta (ora 18:00)

AF Elbasani -  Dinamo City (ora 18:00)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll