Sport

Thierry Henry: "Luis Enrique pati guxim të shiste Verrattin për të lartësuar Vitinha"

Thierry Henry ndoqi ndeshjen nga studiot e CBS Sports dhe vlerësoi punën e “Lucho”, duke vënë në pah vendimet e tij të guximshme si trajner.

13 Mars 2025, 15:18 Nga DOSJA
Thierry Henry: "Luis Enrique pati guxim të shiste Verrattin për

FRANCE - Të martën në mbrëmje, PSG siguroi një vend në çerekfinalet e Champions League të UEFA-s, duke mposhtur Liverpoolin, i konsideruar si një nga favoritët e turneut.

Një fitore e rëndësishme për parizienët dhe trajneri i tyre, Luis Enrique, i cili mori vlerësime të shumta për strategjinë e tij. Thierry Henry ndoqi ndeshjen nga studiot e CBS Sports dhe vlerësoi punën e “Lucho”, duke vënë në pah vendimet e tij të guximshme si trajner.

"Luis Enrique është njeriu i duhur për të udhëhequr PSG-në, veçanërisht në lidhje me lojtarët që janë larguar nga klubi. Flitet për Messin, Neymar dhe Mbappé, por guximi i tij për të shitur Marco Verrattin është i jashtëzakonshëm.

Ai pa potencial te Vitinha dhe për të lejuar këtë të fundit të shprehte talentin e tij, ishte e nevojshme të lihej Verratti të largohej. Ai tha se ai është në një nivel tjetër", tha Vitinry.

Ish-kampioni i botës përfundoi duke nënvizuar rëndësinë e mbajtjes së premtimeve, duke theksuar se si zgjedhjet e Enrique kanë qenë efektive dhe në përputhje me pritshmëritë: "Kur njerëzit flasin, ata duhet të mbajnë premtimet e tyre... Ai foli dhe i mbajti premtimet."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll